Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Partia Demokratike ka mbledhur prova që dëshmojnë manipulimet me listat e votuesve. Sipas Ilir Rusmalit, sekretarit për çështjet ligjore në PD, manipulimet më të rënda në Tiranë kanë ndodhur në njësinë bashkiake nr.3. 7 dhe 8. Sipas PD, përgjigjet për manipulimet me listat është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Ilir Rusmali:- “Fakti ngelet, veprimi krejtësisht i paligjshëm, janë hequr persona dhe janë shtuar të tjerë në kundërshtim me procedurat ligjore, kjo është bërë brenda mureve të KQZ. Ky është rasti i parë emblematik, që vjen nga njësia nr.3. Përveç kësaj, binomi Rama-Celibashi, ka funksionuar jo vetëm në këtë njësi, por edhe në të gjitha njësitë e tjera”./tvklan.al