Numri i vizitorëve ka vijuar të mbetet i lartë edhe për muajin Prill të këtij viti, një pjesë e mirë e të cilëve ka zgjedhur netëqëndrimet në strukturat akomoduese.

Sipas INSTAT, numri i të huajve që vizituan vendin tonë u rrit me 62%, ndërsa netëqendrimet u rritën me 56.3%, krahasuar me muajin Prill të vitit 2023.

Pjesa më e madhe e vizitorëve gjatë Prillit janë akomoduar në Rajonin Qendror me një rritje prej 63.3 %, ndjekur nga zonat jo-bregdetare, ku ky tregues është rritur me 59 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 22.1%, kundrejt 13.5% që ishte në muajin Prill 2023.

Sa i takon shtetasve të cilët janë akomoduar në vendin tonë, në përqindje më të lartë me 11% janë qytetarë nga Kosova, ndjekur nga shtetas italianë me 10.9% e gjermanë me 5.3%.

Tv Klan