Emisioni “Opinion” mbrëmjen e sotme e vendosi fokusin tek greva e urisë dhe angazhimin e një pjese të intelektualëve dhe artistëve që  nënshkruan një peticion, kryetarit të Partisë Socialiste që ti jepte fund grevës për të mos penguar proçesin integrues të vendit. Por cilat janë argumentat? A duhet të përfshiheshin intelektualët me këtë grevë?

Për të diskutuar për këto çështje të ftuar në studio ishin aktorja dhe njëkohësisht deputetja e Partisë Demokratike Rajmonda Bulku, shkrimtarja Diana Çuli, piktori dhe shkrimtari Maks Velo, përkthyesi dhe pedagogu Edmond Tupja, regjisori Saimir Kumbaro, pedagogu Blendi Salaj./tvklan.al