Gazetarja: “Zoti Jaupi përshëndetje!Takimi ynë sot padyshim ka si qëllim të mësojmë diçka më tepër rreth aksidentit të disa ditëve më parë, kur një avion MiG u rrëzua duke shkatuar dhe vdekjen e pilotit. A janë zbuluar ose cilat janë, sipas jush, shkaqet e këtij aksidenti të rëndë?”

Astrit Jaupi: “Në radhë të parë faleminderit për intervistën, faleminderit dhe Televizonit Klan dhe gjithë medias së pasqyruar! Dua t’ju falënderoj për gjithë punën tuaj të shkëlqyer që keni bërë në të gjitha drejtimet, por meqë jemi në rastin konkret pë ngjarjen e ndodhur në Rinas dhe meqë pyetja juaj është direkte, po ju them që po vazhdojnë procedurat sipas rregullave që janë në fuqi me një komision të krijuar nga Forcat Ajrore, me specialistë të fushave të ndryshme për të zbardhur ngjarjen duke punuar dhe në këtë moment që po flasim për faktet dhe për të gjitha problemet që kanë lidhje me këtë ngjarje. Konkluzioni do të dalë mbas vendimit të këtij komisioni që nxjerr dhe akti teknik përfundimtar i cili do të quhet dhe shkaku dhe arsyeja e ndodhjes së ngjarjes. Asnjë nuk ka të drejtë të paragjykojë, por dhe të japë konkluzione jashtë këtij komisioni. Paralelisht me komisionin e Forcave Ajrore është dhe Prokuroria Ushtarake e cila po vazhdon procedurat dhe ndjekjen e të gjitha problemeve që kanë lidhje me këtë aksident.”
Gazetarja: “A ishte kontrolluar më parë avioni MiG që u aksidentua?”

Astrit Jaupi: “Nuk diskutohet që një avion është një mjet fluturues, por edhe një mjet tokësor i realizon këto procedura. Janë realizuar të gjitha kontrollet që bëhen dhe nga pjesa e efektivit teknik dhe specialist, njëkohësisht dhe nga pjesa fluturuese dhe nga vetë piloti Jani Tarifa janë bërë të gjitha procedurat për ta kontrolluar. Kuptohet që vetë ky komision do të nxjerrë dhe problemet e tjera.”

Gazetarja: “A mund të flitet për ndonjë akt sabotazhi apo për diçka tjetër?”

Astrit Jaupi: “Mendoj, por dhe nuk dua të deklaroj, por mendoj që nuk ka lidhje me këtë çështje, mendoj se nuk i përket fjalës që mund të them unë një gjë të tillë. Deri tani vetë Proukroria Ushtarake mund të nxjerrë dhe probleme, por unë them që nuk ka lidhje me një akt sabotazhi ose terrorist, siç mund të quhet, për aksidentin që ndodhi.”

Gazetarja: “Ju vetë personalisht keni ndonjë pistë dyshimi për shkaqet e këtij aksidenti?”

Astrit Jaupi: “Unë në radhë të parë jam komandant, por njëkohësisht jam pilot, jam fluturues prej 30 vitesh nuk mund të paragjykoj në asnjë drejtim, mund të më kishte ndodhur edhe mua fatkeqësia, e cila ka faktorë të ndryshëm subjektivë, mund të këtë dhe objektivë, por unë nuk mund të deklaroj dhe nuk mund të dyshoj në asnjë drejtim përveç vendimit dhe shkaqeve që do të nxjerrë vetë komisioni.”

Gazetarja: “A është e rrezikshme sot të drejtosh një avion MiG-19, i prodhuar dhjetëra vite më parë?”

Astrit Jaupi: “Kjo pyetje është nga më të drejtat dhe ka dhe diskutime dhe njëkohësisht shumë interpretime mbase dhe profesionistë dhe joprofesionistë hedhin në shtypin e shkruar, por edhe në median e pasqyruar. Është një pyetje me vend, përgjigja ime është që vështirësi ka, jo vetëm ky lloj avioni, por të gjitha llojet e avionëve, qofshin të të njëjtit lloj, të vjetër apo të rinj, kanë brenda riskun, kanë dhe rrezikun, por të gjitha eliminohen me një përgatitje të fortë teknike me një ngritje të madhe profesionale dhe kuptohet dhe me faktorë të tjerë që influencojnë në zhvillimin e fluturimit. Kuptohet që MiG-19 është një aeroplan i vitevetë kaluara dhe nuk është teknologjia moderne, por duhet të kemi një gjë parasysh, teknologjia është tjetër dhe mënyra e zhvillimit të fluturimit dhe sigurisë së jetës është tjetër. Pra, me gjithë mend teknologjia është e vjetër, por nuk do të thotë që ky avion nuk duhet të fluturojë. Ky avion ka fluturuar me vite të tëra. Janë avionët më të përzgjedhur pikërisht në Rinas të kësaj pjese që janë brenda organikës, sepse fliten shumë gjëra. Organika ka vetëm në Rinas dhe ne prej tri vitesh në strukturën e re të Forcave Ajrore kemi bërë largimin nga organika të 90% të avionëve MiG- 19 të cilët janë disbllokuar në Gjadër dhe në Kuçovë. Mendoj që e thjeshtë nuk është të fluturosh, çdo njeri dhe çdo pilot prandaj është gjakftohtë, është trim, ka sakrifikuar dhe jetën e tij që në rini duke marrë zanatin e pilotit, duke llogaritur të gjitha gjërat deri dhe te rrezikshmëria, por vetë njerëzit, personeli, janë ata që mund t’i ndalojnë dhe mund të pezullojnë deri në një farë kohe edhe momenti edhe ngjarje, por në asnjë mënyrë nuk mund të thuash që s’do ketë ngjarje. Në të gjithë botën ka edhe aviona modernë, aviona me teknologji moderne dhe përsëri për faktorë të ndryshëm objektivë ose subjektivë ndodhin ngjarje. Asnjë nuk dëshiron që të ndodhin. Vetë, të gjithë ne pilotët e kemi marrë këtë rrugë, e kemi ndjekur këtë rrugë për të mbrojtur atdheun që është një përkushtim i madh dhe unë falënderoj gjithë pjesën teknike që i ka shërbyer këtij aviacioni me radhë, gjithë pilotëve, brezat që kanë kaluar dhe që na kanë mësuar, që japin dhe ndihmë edhe sot njëkohësisht edhe ata që vazhdojnë dhe sot të kontribuojnë duke rrezikuar dhe jetën.”

Gazetarja: “Mos ndoshta në këtë rast kemi të bëjmë, mbase po supozojmë, me një pakujdesi të vetë pilotit?”

Astrit Jaupi: “Unë thashë edhe më përpara, nuk mund të them në këtë drejtim që piloti nuk ka vepruar mirë, sepse ai e di më mirë vetë dhe e ka ditur dhe njëkohësisht ky komision do të nxjerrë të gjitha veprimet përkatëse për të zbardhur më saktë dhe për t’iu afruar 100%.”

Gazetarja: “A është e vërtetë që specialistë të NATO-s kanë dhënë rekomandime për mënyrën e përdorimit të këtyre avionëve, avionëve MiG?”

Astrit Jaupi: “Po është e drejtë, jo vetëm në ato javë dhe specialistët e tyre, analistët e tyre, por edhe analistët shqiptarë të Forcave Ajrore, të Forcave të Armatosura Shqiptare kanë pasur rekomandime, këshillime dhe njëkohësisht rrugëzgjidhje për të ardhmen. Nuk duhet të ngatërrojmë problemin e rekomandimeve me disa shkrime në media për pezullime dhe për urdhëra. Urdhërat dihet se kush i jep. Ne jemi brenda Forcave të Armatosura Shqiptare, kemi një shtab të përgjithshëm, një shef shtabi të përgjitshëm, kemi drejtues të njësisë së mbrojtjes, është parlamenti, qeveria shqiptare, e cila vendos për të pezulluar një teknikë, për ta hequr nga struktura organike e Ministrisë së Mbrojtjes. Rekomandimet kanë qenë, duke qenë një avion i teknologjisë së vjetër kuptohet, janë dhe rekomandimet për të ndryshuar teknologjinë dhe për të marrë aviona më modernë të cilat kushtojnë dhe dihet. Ka një plan afatgjatë të Forcave të Armatosura të vendosur dhe me ligj, dhe me parlament, dhe me qeveri se si do të ecet për këtë rrugë. Dhe mund të deklaroj, dhe shumë vetë e dinë që janë dhe specialistë, dhe ata që e kanë njohur Forcën e Armatosur Shqiptare, Forcën Ajrore dhe në organikat përkatëse që ekzistojnë sot dhe në bazë dhe të rekomandimeve që janë duke pasur, pra, parasysh dhe rekomandimet avioni MiG- 19, është një organik vetëm në Rinas edhe për vitin 2005 kur rekomandimet kanë qenë për vitin 2006 dhe vetë ne Forcat e Armatosura Shqiptare, Forcat Ajrore Shqiptare e kaluam nga viti 2006, e kemi kaluar një vit përpara, në vitin 2005.”

Gazetarja: “Do t’i largohemi pak temës së aksidentit për të folur për avionët, por më saktë për të mësuar diçka se si është e vërteta rreth mbylljes së uzinës së remontit të avionëve në Kuçovë.”

Astrit Jaupi: “Mendoj që mund të ketë dhe spekulime, mund të ketë edhe nga mosnjohuria, duke mos qenë dhe specialistë, shumë persona mund të deklarojnë dhe është e drejta e tyre të flasin dhe në media, por mendoj që, siç pamë edhe në gazetë, urdhri është i saktë, ai është urdhri i Ministrit të Mbrojtjes dhe nuk diskutohet dhe ky urdhër nuk ka dalë kot, por është në bazë edhe të planeve afatgjatë që kanë Forcat e Armatosura Shqiptare në bazë të ndryshimeve strukturore që kanë ndodhur në vendin tonë, por njëkohësisht dhe në bazë të srategjisë së sigurimit kombëtar dhe strategjisë ushtarake për të bërë grumbullimet dhe rregullimet e mundshme në bazëtë forcës që kemi sot, në bazë të teknikës që disponojmë sot, në bazë të mundësive që kanë të gjithë srukturat e Forcave të Armatosura. Pikërisht për uzinën, që ka qenë një krenari e Forcave Ajrore e aviacionit shqiptar në vite, ka pasur një ngarkesë dhe, me gjithë mend, ka qenë një uzinë moderne për atë kohë, por mbas viteve ‘92 e sidomos mbas viteve ’97, si rezultat i ndryshimeve strukturore, kjo uzinë nuk mund të vazhdonte detyrën, misionin e saj dhe punën me atë kapacitet që ka pasur, me gjithë atë teknikë që ka pasur aviacioni kur, kuptohet, sidomos pas vitit ’97, struktura e aviacionit shqiptar është kufizuar, ka ndryshuar struktura, shumë avionë kanë dalë jashtë organike, por njëkohësisht dhe shumë, siç i përdorim ne, skuadrile jashtë kësaj. Regjimenti i Kuçovës dhe regjimenti i Gjadrit, nga repart luftarak, janë kthyer në mbështetëse dhe nuk kanë detyrë luftarake pikërisht me avionët reaktivë, ulin ndjeshëm dhe punën dhe misionin që kishte kjo uzinë, pra nuk mund të bënte punë kot për motora e për gjëra shumë të domosdshme për aviacionin të cilat kanë qenë të domsodshme dhe në vitet që ka qenë dhe ngarkesa maksimale. Për sa i përket këtij urdhëri, në Forcat e Armatosura Shqiptare ka një plan të studiuar, të rekomanduar dhe nga ushtarakët, të rekomanduar dhe nga kompania “Sik” për ta kaluar këtë uzinë në varësi të Forcave Ajrore, pra të aviacionit shqiptarpër të mbijetuar kjo uzinë, pikërisht për të mbijetuar, pra e theksoj, për të mos u zhdukur eksperienca, për të mos u zhdukur kjo punë kolosale që ka bërë në vite dhe për të paraprirë për ndryshimin teknologjik që do të bëjë kjo uzinë për të kaluar riparimet e helikopterëve që kanë ardhur dhe që do të vijë si teknologji e re, njëkoëhsisht dhe për avionë të tjerë që do të vijnë në të ardhmen, jo vetëm nga Ministria e Mbrojtjes, por edhe nga Ministria e Rendit, Ministria e Shëndetësisë, pra avionët privatë që kanë filluar, charter-ët, të krijojnë në Shqipëri për ta ndryshuar imazhin e kësaj uzine drejt një rendimenti real në bazë dhe të kushteve dhe buxheteve që kanë dhe Forcat e Armatosuar Shqiptare dhe kjo uzinë siç është edhe uzina e riparimit të anijeve në Pasha Liman në Vlorë, është pikërisht kjo uzinë që me vite ka kaluar nga struktura civile në strukturën e komandës së forcave detare. E njëjta gjë po ndodh dhe me uzinën e aviacionit për ta kaluar në strukturën e forcave ajrore dhe për të bërë riparimet siç ka bërë deri tani për atë park aeroplanesh që ne kemi sot.” /tvklan.al