Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Gazetari:- Cilat ishin opinionet që ndatë me zotin Thaçi kryeministrin e Kosovës?

Paskal Milo, Ministër i Jashtëm:- “Sigurisht që ishin opinione që na shqetësojnë të gjithëve bashkë, që kanë të bëjnë me organizimin më të mirë të punës midis faktorëve politikë shqiptar të Kosovës. Menduam që të punojmë bashkë që këtë inisiativë tashmë që po ndërrmeret për të bashkuar gjithë faktorët politikë shqiptarë, të dalim nga praktika e propagandës dhe të veprojmë konkretisht. Sigurisht tashmë po punohet që faktorët politikë shqiptarë tashmë të punojnë në frymën e Rambujesë”.

Gazetari:- Ju keni bërë një ftesë publike së bashku me kryeministrin Thaçi, zotit Rugova që të vijë në Tiranë. Ndërkohë nuk kemi asnjë reagim pozitiv nga ana e tij. Si shpjegohet një fakt i tillë?

Paskal Milo, Ministër i Jashtëm:- “Ne do të vazhdojmë të presim reagimet positive të zotit Rugova, sepse dhe angazhimet tona janë shumë positive, janë shumë serioze. Përmes kanaleve tona politike kemi kërkuar dhe një herë tjetër që zoti Rugova të reflektoj për këtë çështje”.

Gazetari:- Shpresoni që LDK do zërë vendet në qeverinë Thaçi? A ka sinjale?

Paskal Milo, Ministër i Jashtëm:- “Unë shpresoj që lëvizja që ne po iniciojmë të gjithë bashkë pa asnjë paragjykim, synon që të gjitha forcat politike shqiptare të Kosovës ti sjellë së bashku këtu për të përcaktuar faktorët dhe shinat kryesore të bashkëpunimit në të ardhmen. Besoj që LDK mbështetur në angazhimet që ajo ka marrë në procesin e Rambujesë do të arrijnë të plotësojnë vendet vakante në qeverinë e Kosovës dhe do të mund të krijohen Institucioni i Këshillit të SIgurimit Kombëtar, i cili do të ketë një përbërje më të gjerë, pak a shumë përbërja e delegacionit të Rambujesë, i cili do të luaj rolin e një organi këshëllimor edhe për qeverinë dhe do të mbaj lidhje mjaft të forta midis këtyre dy institucioneve. Pra do të jetë një institucion gjithëpërfshirës dhe kështu do të krijojë disa ekulibra të domosdoshme për të ruajtur unitetin e faktorit politikë shqiptarë”.

Gazetari:- Nga kontaktet me diplomacinë ndërkombëtare a jemi pranë një ndërhyrje tokësore të Natos dhe a mund të rikthehen refugjatët para dimrit?

Paskal Milo, Ministër i Jashtëm:- “Jemi para përgatitjeve që po bëhen për të patur një ndërhyrje tokësore, e cila tashmë nuk është ende në planet operative të ditës por është një nga opsionet në rastin kur do të dështoj opsioni diplomatik./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame