Gonxhe: Potenciali i Shqipërisë është i madh, synojmë të qenurit lider në eksporte

Rritja e shkëmbimeve tregtare dhe investimeve nga Arabia Saudite në vendin tonë ka qenë fokusi i takimit të përbashkët mes dhomave të tregtisë dhe funksionarëve shtetëror nga të dyja vendet. Ministri i Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit, Blendi Gonxhe u bëri thirrje investitorëve të pranishëm që të shohin potencialin që shqipëria ka në turizëm, energji e bujqësi.

“Shqipëria ofron një sërë mundësish në sektorë të ndryshëm. Nga turizmi dhe energjia te bujqësia, prodhimi dhe teknologjia, Shqipëria paraqet një terren pjellor për investime dhe rritje. Sektori i energjisë në Shqipëri është premtues për investitorët e interesuar për energjinë e rinovueshme. Me tokë pjellore, një klimë të favorshme dhe një fuqi punëtore të kualifikuar, Shqipëria ka burimet për t’u bërë një eksportues kryesor i produkteve bujqësore në rajon.”

Nga Këshilli Shqiptar i Biznesit, Abdulrahman Al- Mufarreh u shpreh se synimi mes dy vendeve është arritja e shkëmbimeve tregtare në 5 mln Dollarë brenda 4 vjeçarit të ardhshëm.

“Mendoj që Këshilli i Biznesit e ka nisur punën fuqishëm dhe sfida është të arrijmë objektivat që kemi vendosur me marrëveshjet e viti 2019 të cilat shmangin taksimin e dyfishtë dhe evazionin. Duam që shkëmbimet tregtare të arrijnë në 5 mln Dollarë deri në vitin 2018, pasi për ne është i rëndësishëm konsolidimi i marrëdhënieve me vendet mike.”

Deri më tani, në vendin tonë operojnë mbi 60 kompani nga Arabia Saudite dhe volume i shkëmbimeve tregtare arrin në 44.5 mln Euro.

Tv Klan