Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Ish-kancelari austriak Franz Vranicki, i ardhur në vendin tonë në krye të një grupi biznesmenësh, u prit në një takim nga Ministri i Financave Anastas Angjeli. Zoti Angjeli, duke i uruar mirëseardhjen, ka deklaruar se zoti Vranicki, mund të konsiderohet si miku më i madh i shqiptarëve, për kontributin që ai dha në zgjidhjen e krizës së vitit 1997 në Shqipëri.

Gjithashtu, kreu i financave ka thënë, se situata makroekonomike është stabilizuar dhe se ekziston një klimë e mirë për investimet e huaja në Shqipëri. Pas dhjetë viteve tranzicion që ka kaluar Shqipëria, tashmë janë vendosur themelet e ekonomisë së tregut, ka thënë Angjeli. Në përfundim, të dy palët kanë vlerësuar marrëdhëniet e mira midis dy vendeve tona./tvklan.al