Simon Miraka: “Ne jemi sot këtu për të denoncuar heshtjen dhe mospërfilljen e presidentit të republikës ndaj kërkesës sonë të datës 25 Shkurt 2008 që bazuar mbi të gjitha legjislacionet përkatëse për dekoratat në Republikën e Shqipërisë të dekorojë këtë revoltë me medaljen e shqiponjës që në fakt përbën një medalje të munguar. Sikur të mos mjaftonte kjo heshtje fyese ndaj kërkesës sonë presidenti i republikës, zoti Bamir Topi, dekoron zotërinj që njihen nga dëshmi me shkrime me gojë, zyrtarë dhe nga të mbijetuarit e mynxyrës komuniste si persekutorë të egër fizik dhe psikik të burgosurve politikë të ndërgjegjes”./tvklan.al