Punonjësi i një kompanie që kryente depozita të ndryshme bankare në Tiranë, është arrestuar nga policia pasi është zbuluar se vidhte paratë e qytetarëve.

Në pranga ka rënë R.A. 34 vjeç banues në Shkodër, i akuzuar për mashtrim, falsifikim dokumentesh dhe falsifikim të vulave, stampave ose formularëve.

34-vjeçari nuk depozitonte shumat e parave që i jepnin qytetarët, por shumë më të vogla në vlerë. Nëpërmjet mashtrimit, ai ka përvetësuar 27 mijë Euro dhe në vendin e tij të punës, ka paraqitur mandate të dyshuara të falsifikuara. 

/tvklan.al