Aplikimi i vendit tonë për integrimin në Tregun Unik të Pagesave pritet t’i sjellë ekonomisë sonë qindra mln euro përfitime. Kështu u shpreh Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, teksa nënvizoi se ky hap i rëndësishëm ka në fokus mirëqenien dhe qëndrueshmërinë financiare të familjeve shqiptare dhe bizneseve.

Menaxheri i Projektit për Modernizimin e Pagesave nga Banka Botërore Matija Latiç, u shpreh se ulja e pagesave për transaksionet ndërkufitare rrisin nivelin e parave që hyjnë në ekonomi dhe ndihmon formësimin e së ardhmes.

“Banka Botërore ka qenë mbështetëse në integrimin, edukimin dhe përfshirjen financiare të qytetarëve shqiptarë. Ne synojnë uljen e pagesave midis kufijve, modernizimin e tyre dhe akses më të mirë për qytetarët. Në këtë mënyrë pagesat e shpejta nxisin ekonominë dhe ndihmojmë qytetarët të kenë mirëqenie. Nëse kalojmë në pagesa digjitale rrisim me 1% të Prodhimin e Brendshëm Bruto dhe ju kursejmë emigrantëve në dërgesat e tyre 100 mln euro, kjo pasi tarifat bien me 3%”, tha Latiç.

Më 12 qershor Banka e Shqipërisë firmosi zyrtarisht aplikimin për t’u anëtarësuar në SEPA, duke u bërë vendi i parë në rajon që e hedh një hap të tillë.

Tv Klan