Nis mbrëmjen e sotme Europiani i 17-të i Futbollit, emocionet e të cilit do të keni mundësi t’i ndiqni të gjitha për 1 muaj në ekranin e Tv Klan.

Pas pak do të nisë ceremonia hapëse ku do të nderohet edhe Franz Bekenbauer, i cili u shua rreth 1 vit më parë.

Festa e madhe e futbollit kontinental do të mbajë të mbërthyer jo vetëm tifozët nga 24 vendet pjesëmarrëse, por të gjithë botën.

Gjermania mikpritëse e turneut do ta luajë sonte në sfidën hapëse në orën 21:00 në Mynih përballjen ndaj Skocisë.

Në Grupin A janë edhe Zvicra e Hungaria. Gjermania është 3 herë fituese e Kampionatit Europian.

Çdo sfidë, çdo emocion do të vijë LIVE tek ju gjatë këtij muaji deri në finalen e 14 Korrikut që do të luhet në Berlin dhe do të shoqërohet me emisione speciale dhe lidhje direkte nga Gjermania.

Tv Klan