Në të parin prononcim lidhur me kodin e ri zgjedhor ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë i ka kujtuar klasës politike respektimin e një prej ndryshimeve të miratuara me shumicë votash, atë të përfaqësimit në masën 30% të grave në parlament.

Këtë deklarate autoriteti më i larte i Shteteve të Bashkuara në Tiranë e bëri në forumin e hapur “Barazia gjinore dhe pjesëmarrja e gruas në politikë, ku kërkoi që femra shqiptare të realizohet pavarësisht paragjykimeve.

John Withers: “Dua t’i them partive politike se ju keni një test përpara jush, pasi përmes këtij kodi ju e keni vendosur veten ne një shteg. Nëse do të dëshironi ta përdorni këtë apo jo dhe nëse nuk do ta shfrytëzoni këtë mundësi atëherë ju vendosni në këtë mënyrë në pikëpyetje angazhimin tuaj në lidhje me barazinë gjinore”.

Nisma politike e sanksionuar në kodin e ri zgjedhor është mirëpritur edhe nga gratë politikane.

Lajla Përnaska: “Ky ishte një shans shumë i madh dhe një shans i parë edhe për t’i dhënë një akses shumë më të madh dhe përfshirjes femërore në garën elektorale”.

Në forumin e organizuar në kuadër edhe të ditës ndërkombëtare kundër dhunës në familje shoqëria civile kërkoi dhe mbështeti njëkohësisht vlerat dhe standardet e një shoqërie demokratike, ku përfaqësimi gjinor i balancuar në lidershipin politik dhe atë publik ishte në qendër të diskutimit./tvklan.al