Epoka e Kylian Mbappe te Real Madrid ka shkruajtur faqen e parë të historisë. 25-vjeçar mblodhi 85 mijë tifozë në shkallët e stadiumit “Santiago Bernabeu” në prezantim, teksa mediat spanjolle kanë zbuluar shifrat që francezi do të fitojë në këtë eksperiencë.

Mbappe ka firmosur me një pagë prej 15 milionë Euro neto në vit dhe do të ketë një bonus nënshkrimi prej 100 milionë deri në 115 milionë Euro gjatë marrëveshjes së tij pesëvjeçare.

Shifra që gjithsesi, klubi ka arritur t’i grumbullojë për shkak të shitjes së shpejtë të fanellës me numër 9-të. Megjithatë, këto shifra nuk përfshijnë objektivat e bazuara në performancë, siç është fitimi i Topit të Artë, apo bonuset që lidhen me titujt dhe efikasin e tij në lojë për Real Madrid.

Ajo që ka bindur francezin për të kaluar në La Liga është e drejta e imazhit. Klubi spanjoll përfitonte 50% nga të drejtat e imazhit të futbollistëve të saj, ndërsa me 25-vjeçarin gjërat kanë ndryshuar, me këtë kuotë që lëviz nga 60 deri në 80%.

Lojtari ka fituar rreth 30 milionë Euro në sezon nga kontrata e imazhi teksa ishte në Paris, ndërsa në kryeqytetin spanjoll këto shifra mund të dyfishohen. Në total, Mbappe pritet të përfitojë të paktën 250 milionë Euro nga aventura madrilene.

Klan News