Nënkryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli është kundër nenit 21 të Kushtetutës që ka të bëje me lirinë e informacionit. Sipas zonjës Topalli në formulimin e saj nuk thuhet asnjë fjalë për moslejimin e censurës, kontrollit apo detyrimit arbitror të cilat përmenden qartas në konventën europiane apo në aktet themeltare të Këshillit të Europës. Në nenin e pasaportës së socialistëve, nuk ka asnjë fjalë dhe për detyrën e shtetit për t’u kujdesur për lirinë e informacionit apo adoptimin e një politike që përkrah larminë e mjeteve të komunikimit. Ajo theksoi se është shumë e rëndësishme që shqiptarët të binden se kjo Kushtetutë nuk është dokumenti më  i mirë që do t’i mbrojë në të ardhmen.

Pamje Jozefina Topalli me gazetarët./tvklan.al