Vlerat historike po humbin nga antivlerat njerëzore. Kalaja e Tepelenës është drejt një rrënimi total. Shkak për këtë s’është vetëm mungesa e fondeve për rikostruksion, por edhe ndërtimet pa leje pranë saj. Duke ringritur një lagje të re banimi e duke e rikthyer në vendin e mbeturinave për ta, Instituti i Monumenteve të Kulturës i është drejtuar Bashkisë Tepelenë për të ndalur ndërtimin e objekteve të reja, por kohët e fundit janë ngritur 3 lokale dhe 4 shtëpi ndërtime që kanë sjellë deformimin e mureve të kalasë dhe strukturës së saj. Pra, ajo që shihet është se nga ana e Bashkisë së Tepelenës, jo vetëm nuk janë nxjerrë urdhra për ndalimin e ndërtimeve pa leje, por dhe janë lejuar ndërtime të reja të cilat po çojnë drejt rrënimit total këtë kala. Ndërsa nga ana e Institutit të Monumenteve nuk është caktuar askush që të kujdeset për kalanë shumëvjeçare. Në vitin 1997 kalasë i grabiten të gjitha simbolet e objektet e rralla, relikat dhe dorëshkrimet, ndërsa tashmë ajo po rrënohet dhe nga ana e jashtme nga ndërtimet pa leje. /tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!