Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në prokurorinë e Elbasanit kreun e Bashkisë së Belshit Arif Tafani dhe 6 zyrtarë të kësaj bashkie, pasi dyshohet se kanë shkaktuar një dëm ekonomik në buxhetin e shtetit në vlerën e 80 milionë lekëve.

Shkeljet janë konstatuar gjatë një auditi të zhvilluar në këtë bashki, ku kryetari saj dyshohet se ka shkelur barazinë në tendera dhe nuk ka zbatuar specifikimet e teknike të njoftimit të shpallur në cilësinë e Autoritetit Kontraktor. Zyrtarët e tjerë akuzohen si anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave që kanë dhënë vendime të gabuara për 8 prokurime.

Një tjetër shkelje është konstatuar edhe në devijimin e kontratave të punimeve, ku kompania ka devijuar nga situacionet dhe kushtet që kishte pranuar gjatë tenderit.

Tv Klan