Emisioni “Opinion” u fokusua sërish te Kampionati Europian, si një nga eventet më të rëndësishme të futbollit. Ditën e djeshme u mbyllën ndeshjet çerekfinale, duke u përcaktuar 4 ekipet që do të vijojnë në gjysmëfinalen e Euro 2012.

Gjermania, Italia, Spanja dhe Portugalia janë ekipet më në formë që do të përballen në dy ndeshjet gjysmëfinale ditën e mërkurë dhe të enjte, për të shkuar në finalen e madhe të ditës së diel.

Për të diskutuar mbi çfarë ka ndodhur në çerekfinale dhe çfarë pritet të ndodhë në gjysamëfinale, në emisionin “Opinion” ishin të ftuar deputetja Mimi Kodheli, mjeshtri i sportit Miço Papadhopulli, moderatorja Sonila Meço, modelja dhe këngëtarja Afërdita Dreshaj, prezantuesja Floriana Garo, deputeti Astrit Patozi, Ministri i PBDNJ-së Leonard Solis dhe Sekretari për Programin në PS Ilir Beqja./tvklan.al