Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Pas akuzave të Berishës, nëpërmjet drejtorit të divizionit të transmetimit, KESH-i ka deklaruar se gjatë muajit Mars nuk ka pasur importe të energjisë elektrike, pasi prodhimi në vend ka qenë i kënaqshëm.

“Përsa i përket muajit Mars, më duhet të theksojë se, neve kemi ndërprerë plotësisht importin dhe jemi munduar të mbulojmë kërkesën për energji elektrike, vetëm nëpërmjet prodhimit të brendshëm. Konkretisht, gjatë muajit Mars, neve kemi bërë rezervim dhe nuk kemi importuar dhe rezulton, që rezervimi total gjatë shkëmbimeve të kryera për muajin Mars të jetë rreth 11 milion e 600 mijë kilovat/orë”.

Në lidhje me situatën në kaskadën e lumit Drin dhe hapjen e portave të hidrocentralit, drejtori i divizionit të transmetimit ka shprehur, se gjithçka është kryer në bazë të rregullores dhe në funksion të situatës sinoptike në vend./tvklan.al