Këshilla e Helen Mirren për bukurinë është pa afat skadence. Aktorja i informoi njerëzit se plakja nuk përbën arsye për t’u mërzitur apo frikësuar.

“Është natyrale, është ajo që ndodh”, tha ikona 78-vjeçare në një intervistë për told E! News. “Dhe siç thonë, me moshën vjen edhe një lloj tjetër mençurie, një lloj tjetër kuptimi i këtij fenomeni”.

Mësimin më të mirë rreth bukurisë, Mirren e ka marrë nga nëna e saj, Kathleen Alexandrina Eva Matilda Kitty Rogers.

“Nëna ime më ka thënë gjënë më të mrekullueshme: ‘Mos ki kurrë frikë të plakesh’. Sigurisht, kur je 18 vjeçe, mosha e mesme është si vend i huaj. Është shumë larg teje. Por kur mbërrin në atë vend, kupton se ai vend ka gjëra të mahnitshme. Ndoshta të pëlqen më shumë se sa vendi që ke lënë pas”.

Helen jo vetëm po çmitizon plakjen dhe sesi reflektohet ajo te gratë, por edhe punon për të zbehur standardet e pavërteta që i bën ato të ndihen nën presion për karrierën dhe sfidat e tyre. Sipas  saj, është e nevojshme të ndërmarrësh rreziqe edhe kur ke frikë sepse ka një arsye pse e ndien frikën.

“Flasim gjithë kohën për suksesin. Në fakt, suksesi ndërtohet mbi dështimin. Është të përpiqesh dhe të dështosh, të përpiqesh dhe të dështosh, të përpiqesh dhe të dështosh. Ju mund të thoni ‘e menderosa’. Por herën tjetër do të keni mësuar dhe do të veproni ndryshe ose s’do ta përsërisni. Është pozitive”.

Mirren përmbylli duke u shprehur se gratë e çdo moshe duhet ta përqafojnë këtë dhe të mos tremben nga dështimi./tvklan.al