Lajme Arkiva – Tv Klan 2000

Dje Këshilli Kombëtar i Radio Televizioneve, ka bërë publik emrat e kanaleve televizive dhe radiove private, të kualifikuara për garën e licencimit në nivel kombëtar dhe lokal. Në prani të pronarëve të mediave pretendente dhe përfaqësuesve të organizmave ndërkombëtare kreu i këtij këshilli deklaroi:

Sefedin Çela, kreu i KKRTV:- “Të kualifikohen për të vazhduar procedurën e licencimit për transmetim televizion kombëtar, subjektet si më poshtë: TV Arbëria Tiranë, për transmetim televiziv kombëtar dhe të tjerat si më poshtë, TV Norba Tiranë, TV Shijaku Tiranë, Tv Klan Tiranë”.

Nuk janë kualifikuar për licencë kombëtare TV Koha, TV Ballkan, ATN1, TV Kukësi etj. Ndërkohë televizionet lokale që u kualifikuan janë, TV 2000, TV Calvin, Media Vizion, TV Teuta, Amantia, Nesër TV etj. Këshilli Kombëtar i Radio Televizioneve publikoi dhe radiot që u kualifikuan për licencë kombëtare si Top Albania dhe Plus 2.

Ndërsa radiot lokale të kualifikuara janë radio Stinët, radio IMEC, radio Club FM, etj. Këshilli Kombëtar i Radio Televizioneve iu ka lënë pronarëve të mediave të mbetura jashtë, dhjetë ditë kohë për plotësimin e dokumentacionit, si mundësi për të hyrë edhe një herë në garë. Ndërkohë vendimi përfundimtar për licencimet kombëtare dhe lokale të radio televizioneve private, do të jepet më 1 Shtator./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego