Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Këshilli Kombëtar i Radio Televizionit, shfuqizoi sot vendimin e datës 18 Gusht për kualifikimin e pajisjes me licencë të radiove dhe televizioneve private. Sot ky këshill i kryesuar nga Sefedin Çela, vendosi shtyrjen e afatit të rekursit deri më datën 10 Tetor, për subjekte që kishin mangësi në dokumentacion.

Këshilli Kombëtar i Radio Televizionit, njoftoi se 17 subjekte radiofonik konkurrojnë për licencë lokale. Top Albania Radio kualifikohet për licencë kombëtare, kurse Radio +2, do të kualifikohet për radio kombëtare nëse brenda datës 18 Tetor, sqaron me dokument zyrtar marrëdhëniet e aksionerëve të saj me subjekt TV Ballkan sha.

Katër televizione konkurrojnë për televizion kombëtar, TV Klan, Tele Norba, TV Shijak dhe TV Arbëria. 33 subjekte radiotelevizive, skualifikohen nga konkurrimi për mungesë dokumentacioni dhe mos plotësimin e kritereve përkatës. Vendimi përfundimtarë për licencimin e radiotelevizioneve do të merret pas seancës përfundimtare të vlerësimit dhe do të shpallet jo më vonë se data 15 Nëntor 2000./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj