Klaus Gjasula do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës gjermane të Darmstadt, të paktën edhe për një tjetër sezon.

Klubi gjerman, njoftoi rinovimin e kontratës me mesfushorin shqiptar edhe për një vit. Gjasula është kthyer në një lider te klubi i Bundesligës 2 dhe drejtuesit kanë vendosur të zgjasin bashkëpunimin.

Paraqitjet e shkëlqyera të 34-vjeçarit në Europian me Shqipërinë, duket se kanë bindur drejtuesit. Gjasula është pjesë e Darmstadt nga viti 2021, ndërsa numëron 63 ndeshje të luajtura me fanellën e skuadrës gjermane.

Në sezonin e kaluar, Darmstadt ishte pjesë e elitës së futbollit gjerman, por nuk siguroi dot mbijetesën dhe në edicionin e ardhshëm do të luajnë në Bundesliga 2.

Sa i përket Gjasulës, shqiptari e njeh shumë mirë kampionatin, pasi aty ka luajtur me skuadra si Hamburg, Paderborn dhe Hallescher.  /tvklan.al