Votimi i emigrantëve duket të jetë një proces i vështirë që mbi të gjitha kushtëzohet nga infrastruktura. Komisioni i posaçëm kuvendor që do të hartojë ndryshimet në kodin e ri zgjedhor, duket se a pranuar të merret seriozisht me votën e emigrantëve, por modalitetet do të përcaktohen në vijim.

Partitë politike kanë rendur të ofrojnë një sërë propozimesh, se si shtetasit shqiptarë me banim të përkohshëm jashtë vendit të mund të votojnë. Një diskutim ky i hershëm në kohë.

Fatmir Xhafaj: “Kemi vullnet që t’i japim një zgjidhje çështjes së votës së emigrantëve dhe mënyrës së votimit të tyre, por kjo do të kondicionohet dhe kjo është e rëndësishme nga infrastruktura nëse arrihet që qeveria, shteti të mund të sigurojë infrastrukturën e nevojshme që do ta implementonte një vullnet të tillë.”

Komisioni ka rënë dakord dhe për periudhën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale dhe atyre parlamentare.

Fatmir Xhafaj: “Parashikohet që të ketë 2 periudha zgjedhore nga 15 marsi deri në 30 qershor dhe nga 15 shtatori deri në 30 nëntor dhe në kuptimin e dispozi6tës kushtetuese, këto zgjedhje do të bëhen në periudhën pararendëse, para përfundimit të mandatit të kuvendit ekzistues.”

Që do të thotë se muaji qershor i vitit 2009, mund të jetë periudha e mundshme për zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme duke pasur parasysh se kuvendit i përfundon mandati në shtator të po këtij viti./tvklan.al

Gazetare: Menada Zaimi

Operator: Metlin Kepi