Në Dhjetor do të votohet për statutin e ri dhe drejtuesit

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar vendosi datën për Asamblenë Zgjedhore. Fillimisht më 13 Dhjetor do të votohet për statutin më pas më 23 Dhjetor për organet drejtuese.

Problemet e brendshme në KOKSH pasuan me një asamble të jashtëzakonshme më 9 shkurt.

Aty u vendos që drejtuesit e rinj të zgjidheshin brenda këtij viti, por më parë duhet të ndryshohej statuti i kësaj organizate që bashkon të gjitha federatat dhe shoqatat sportive.

Tv Klan