Qendra Kennedy i akordon çmimin e nderit “Mark Twain”

Qendra Kennedy nderoi komedianin Kevin Hart me çmimin “Mark Twain” për Humorin Amerikan, në një mbrëmje ku morën pjesë komedianë të tjerë si Dave Chappelle, Chelsea Handler dhe Jerry Seinfeld në nderim të karrierës së Hart. 44-vjeçari, Hart u bë i 25 në rradhë që nderohet me çmim prestigjoz. Hart u shpreh mjaft i vlerësuar për çmimin.

I njohur për filma si “Ride Along”, “Central Intelligence” dhe “Fatherhood”, Hart ka arritur sukses si komedian, aktor filmash dhe televizioni edhe si producent dhe biznesmen. Ai hapi kompaninë mediatike HARTBEAT në vitin 2022.

Marrës të tjerë të çmimit “Mark Twain” përfshijnë Julia Louis-Dreyfus, David Letterman, Tina Fey, Eddie Murphy dhe Ellen DeGeneres. Çmimi mban emrin e romancierit Samuel Clemens, i njohur me emrin ‘Mark Twain’.

Klan News