Stacioni televiziv spanjoll Movistar Plus+ ka shkarkuar analistin sportiv Herman Burgos pasi Barcelona dhe Paris St Germain refuzuan të jepnin intervista për rrjetin pas një komenti për lojtarin blaugrana Lamine Yamal përpara ndeshjes në Ligën e Kampioneve.

Teleivizoni i kërkoi falje sulmuesit të krahut Yamal pasi Burgos, ish-portier argjentinas dhe ndihmës trajner te Atletico Madrid, tha ndërsa shikonte lojtarin duke xhongluar topin “se nëse futbolli si profesionist nuk i ecën, ai mund të fitojë si xhonglier në semafor.”

Komenti, që u interpretua si referencë për “njerëzit që qëndrojnë në semafor duke xhongluar dhe duke u kërkuar shoferëve para”, shkaktoi zemërim dhe bëri që të dyja skuadrat të refuzonin të jepnin intervista për televizionin spanjoll pas takimit.

Deklaratën Burgos e bëri ndërsa 16-vjeçari i lindur në Spanjë nga prindër nga Maroku dhe Guineja Ekuatoriale, po bënte nxemjen dhe drejtuesi i programit vlerësoi aftësitë e tij.

Pas fitores 3-2 të katalanasve në çerekfinalen e parë në Paris, reporteri i terrenit Ricardo Sierra u tha shikuesve se UEFA, Barca dhe PSG ishin “jashtëzakonisht të zemëruar” me deklaratën e Burgos.

Më pas argjentinasi kërkoi falje, e tha se “nganjëherë humori të fut në telashe”.

Më vonë 54-vjeçari postoi në rrjetet sociale një koment ku kërkoi falje duke theksuar se qëllimi i tij nuk ishte të denigronte Lamine Yamal, por e kundërta.

Klan News