Mbledhjes së sotme të komisionit hetimore për zgjedhjet e 25 Prillit do t’i shkonte për shtat shprehja: e lagu së lagu.

Për më tepër se dy orë anëtarët e të dy krahëve kanë debatuar ashpër nëse duhet votuar në fillim rregullorja në parim dhe më pas të niste shqyrtimi nen për nen siç kërkonin socialistët apo atë që bëri kryetari demokrat t’i votohet në fund për të gjitha çështjet.

Në momentin e votimit socialistët u larguan me pretendimin se kryetari i komisionit Alibeaj po shkelte rregulloren e Kuvendit me procedurën e  zgjedhur.

Ndërsa demokratët thanë se socialistët që kanë shumicën në këtë komision po përpiqeshin të bllokonin miratimin e planit të punës dhe personave që do të thirren për t’u pyetur, duke u kapur pas procedurave.

Tv Klan