Presidenti i republikës Bamir Topi është dekoruar me “Urdhrin Olimpik” nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar. Si dashamirës dhe mbështetës i zhvillimit të sportit në vend, kreu i shtetit e ka ndjerë këtë çmim si një detyrim të mëtejshëm për të promovuar vlerat e sportit.

Bamir Topi: “Duket disi ceremoni e veçantë kjo kur të tjerët më vlerësojnë. Është një vlerësim i cili do të jetë dhe do të mbetet i paharrueshëm për mua. Do të më motivojë që të jem gjithmonë shumë aktiv në misionin e natyrshëm, por edhe institucional. Them natyrshëm se qysh fëmijë jo vetëm jam marrë me sport, por kam pasur rastin që secilin prej jush ta admiroj për kompeticionin sportiv, por mbi të gjitha vlerat njerëzore që ka shpalosur gjithsecili prej jush.”

Autoritetet e Komitetit Olimpik kanë kërkuar ashtu si në kohët e fundit më shumë mbështetje nga shteti për disiplina të ndryshme sportive të cilat mund t’i sjellin medalje Shqipërisë në garat ndërkombëtare./tvklan.al

Gazetar: Erion Todhe