Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Të papritura në listën e 62 delegatëve që do të përfaqësojnë Partinë Socialiste të Tiranës në Kongresin e tretë të kësaj partie. Në renditjen ende të pa shpallur zyrtarish nga drejtuesit aktual të PS së Tiranës, nuk figurojnë si delegatë në Kongres emra të njohur si nënkryetari i FRESH-it Erion Braçe, Prefektja e Tiranës Makbule Çeço, anëtarja e KPD socialiste Monika Kryemadhi, deputetët Limoz Dizdari, Enver Reçi dhe mjaft deputet të tjerë socialist të Tiranës.

Ndërkohë ndër emrat e fundit të listës gjendet edhe kryesocialisti i Tiranës Spartak Poçi, i cili megjithatë ka fituar një vend si delegatë në Kongres. Raporti i forcave mes dy rivalëve për kreun e PS, kryeministrit Pandeli Majko dhe ish-kryetarit socialist Fatos Naono, do të vërehet vetëm në përfundim të Kongresit të 3 të kësaj partie më 10 Tetor./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame