Një korridor i ri ajror mes vendit tonë dhe Kosovës po planifikohet të vihet në përdorim për flurimet civile. Sipas drejtorit të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, Dritan Gjonbalaj, ekspertet e dy vendeve po punojnë për hapjen sa më shpejt të këtij korridori ajror, i cili shmang Maqedoninë, duke shkurtuar kështu kohën e fluturimit dhe çmimin e biletës.

Dritan Gjonbalaj: “Ne e kemi filluar punën në hapjen e një korridori të ri ajror, që ajo do ta lidhë drejtpërdrejt Tiranën me Prishtinën. Tash për tash të gjitha fluturimet e kompanive shqiptare nga Tirana në Prishtinë dhe anasjelltas bëhen përmes hapësirës ajrore të Maqedonisë. Kjo rrit koston e operimit dhe detyrimisht rrit edhe koston  e çmimeve të biletave.”

Për drejtorin e aviacionit shqiptar të fluturimit, Ervin Mazniku, çmimi i biletës mes Tiranës dhe Prishtinës do të ulet me 20%. Aktualisht në këtë segment operon vetëm një kompani ajrore, por pritet që fluksi i flurimeve të rritet.

Ervin Mazniku: “Hapja e këtij korridori të ri do të ndikojë në disa drejtime. E para në shkurtimin e rrugës, e cila do të sjellë më pas shkurtimin e kohës së fluturimit, uljen e kostos së biletës dhe ulja e misioni të gazrave

në hapësirë. Mund të arrijmë deri në një ulje prej mbi 20% të vlerës së biletës.”

Gjatë vizitës së parë zyrtare në Tiranë drejtuesit e autoriteti  kosovar të aviacionit civili kanë parë mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit me vendin tonë./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro