Çelet e para Akademi e Fluturimit Shqiptar në vendin tonë, e cila do të zhvillojë kurse trajnimi në fushën e Aviacionit Civil. Në mbështetje të kësaj industrie gjithmonë në zhvillim akademia do të ofrojë një gamë të gjerë programesh për personelin operacional dhe menaxhues të aviacionit civil.

Petrit Çela: “Do merret kryesisht me agjencinë e trafikut ajror që është ANTA, me aeroportet që është operator kryesor është aeroporti Nënë Tereza dhe janë të gjithë agjencitë ajrore dhe agjencitë e udhëtimit që përfshihen dhe operojnë në mënyrë të suksesshme tashmë në Shqipëri. Kjo presupozon që do të jetë një trajnim shumë planesh të gjithë stafeve drejtuese dhe të nivelit të nivelit të dytë.

Ervin Mazniku: “Duket qartazi që programi i cili përmban kurse trajnimi, janë të një niveli mjaft të lartë që do të ngrejë akoma dhe më tepër standardet e teknikës dhe personelit që janë pjesë e biznesit të Aviacionit Civil në Shqipëri.”

Akademia e Fluturimit Shqiptar do të ofrojë gjithashtu edhe programe certifikimi dhe diplomimi përmes bashkëpunimit profesional me institutet e njohura akademike jashtë Shqipërisë./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami