Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Projekti përfundimtar për ndarjen e 100 zonave elektorale, do të dorëzohet nesër në parlament. Komisioni ia ka besuar dialogun për këtë projekt forcave politike të besuar në sallën e parlamentit. Vonesat e miratimit në ndarjen e zonave elektorale do të rrezikonin shtyrjen e datës së zgjedhjeve parlamentare.

Në projekt është përcaktuar numri i deputetëve për çdo qark. Në qarkun e Tiranës, do të përzgjidhen 19 deputet, në Fier 12, në Elbasan 11, në Shkodër, Vlorë dhe Korçë nga 9 deputetë. Në Durrës 8 deputet, në Berat 7 deputet etj. Opozita ka deklaruar se nuk e njeh ndarjen e re të zonave elektorale bazuar në listat e votuesve të 1 Tetorit./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame