Kryetari i LSI-së Ilir Meta i pranishëm në konferencën e LRI-së në minibashkinë numër 7 në kryeqytet, ka përshëndetur të rinjtë pjesëmarrës dhe ka inkurajuar ata se LSI do të jetë fituese e zgjedhjeve parlamentare 2009.

Meta në këtë takim ka sulmuar kundërshtarët e tij politik, duke deklaruar se vetëm LSI është alternativa e shqiptarëve.

Ilir Meta: “Demokracia shqiptare është në një moment tepër kritik. Është në një krizë të thellë të besimit dhe të institucioneve, e cila vjen për arsye se dy njerëz kanë vendosur të ndërtojnë një kast të përbashkët në një vend ku jetojnë me 3 milion shqiptarë. Dy njerëz mendojnë se mund t’i nxjerrin nga loja demokratike, pra nga pjesëmarrja, nga vendimmarrja, nga e drejta për të thënë fjalën e tyre dhe për të vendosur me votën e tyre mbi 3 milion shqiptarë.”

Meta shoqërohej në takim edhe nga kryetarja e LRI-së dhe drejtues të tjerë të LSI./tvklan.al