Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Policia shqiptare ka planifikuar të tjera arrestime ndaj të implikuarve në rrjetin e trafikut të drogës. Drejtori i Policisë së Tiranës Ilirjan Zylyftari tha, se këto veprime do të kryen në bashkëpunim me Interpolin. Zylyftari nuk përmendi emra konkret me argumentin se procesi është nën hetim e sipër. Ndaj pyetjes për implikimin e ish-komisarit të Vlorës Sokol Koçiu, Zylyftari la të nënkuptohej se edhe në këtë drejtim, prokuroria po heton.

Ilirjan Zylyftari:- “Ky proces është nën hetim e sipër dhe unë thashë edhe në fillim, marrëdhëniet shumë të mira që kemi pasur me prokurorinë. Kështu do të kem kurajon, që me mbarimin e hetimit të kësaj çështje t’u informojë edhe për detaje të tjera”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame