Italianët duhet të shmangin humbjen përballë një skuadre e cila konsiderohet si “macja e zezë” pasi në tre ndeshjet e fundit ndeshjet mes dy vendeve fqinje kanë përfunduar 1-1. Axurrët mund të kualifikohen për 1/16 me dy nga tre rezultate. Në anën tjetër Kroacia duhet të fitojë për të siguruar kualifikimin, ose të barazojë nëse Shqipëria humbet ndaj Spanjës.

Kroacia: Livakovic; Stanisic, Sutalo, Pongracic, Gvardiol; Modric, Brozovic, Kovacic; Sucic, Kramaric, Mario Pasalic

Italia: Donnarumma; Di Lorenzo, Bastoni, Calafiori; Darmian, Barella. Jorginho, Pellegrini, Dimarco; Raspadori, Retegui.

Në sulm dy ndryshime. Scamacca ia lë vendin Retegui-t dhe në vend të Chiesa-s do të luajë lojtari i Napolit, Raspadori.

/tvklan.al