Brenda një viti kryeqytetit do t’i shtohet një shkollë e re 9-vjeçare. Kryebashkiaku Edi Rama ka inauguruar fillimin e punimeve të shkollës në zonën e Bregut të Lumit. Sipas Ramës shkolla e re me standarde europine do të jetë gati për të mirëpritur 600 nxënës në vitin akademik 2009-2010.

Edi Rama: “Janë 23 shkolla që rindërtohen nga themeli ose ndërtohen tërësisht dhe kjo shkollë sot është një shkollë që përbën një hallkë të re jetike të integrimit të periferisë me qytetin e së djeshmes. Dhe që krijon të gjitha kushtet për fëmijët e kësaj periferie që të jenë  së bashkë me fëmijët e qendrës dhe të gjithë Tiranës, qytetarët evropian të kryeqytetit të nesërm të shqiptarëve.”

Godina e shkollës do të jetë 3-katëshe e pajisur me 14 klasa, 1 bibliotekë, 5 laboratorë, palestër si dhe sallë për asistencë mjekësore. Punimet për ndërtimin e shkollës së re kapin vlerën e 680 mijë eurove të financuara nga banka e Këshillit të Evropës./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami