Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Nxënësit e shkollave 8-vjeçare dhe të mesme që mbarojnë shkollën me mesatare 10, do të marrin bursa. Kryebashkiaku Rama ka deklaruar se shumë shpejt do t’i propozojë këshillit bashkiak që për nxënësit nga klasa e 5-të deri në vitin e IV të shkollës së mesme që dalin me rezultate të shkëlqyera, të ketë bursa studimi.

Ndërkohë në një takim me nxënësit më të mirë të shkollave të ndryshme të kryeqytetit, Rama ka pranuar se në sistemin arsimor parauniversitar, ka shumë për të bërë akoma.

Edi Rama: “Unë jam shumë i vetëdijshëm për rolin që ne luajmë, për rolin që ne duhet të luajmë dhe për rolin që nuk mund të luajmë akoma, për arsye nga më të ndryshmet, të cilat janë objektive dhe subjektive. Kjo do të thotë, se jam i vetëdijshëm edhe për detyrimet qytetare dhe moral që bashkia i ka këtij komuniteti dhe që për arsye të kuadrit ligjor dhe të mundësive të veta objektive, ndoshta nuk është në gjendje që t’i plotësojë ashtu siç duhet”./tvklan.al

Gazetare: Elja Zotka