Lajme Arkiva 2004

Këtë fundjavë studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale kanë zhvendosur aksionin e tyre për pastrimin e blloqeve të ndryshme të banimit në lagjen 8 Marsi.

Por ndryshe nga një javë më parë banorët e bllokut Mine Peza janë treguar indiferentë dhe nuk kanë preferuar që ti bashkohen studentëve të cilët me ndihmën edhe të Bashkisë së Tiranës, kanë dashur t’i sensibilizojnë për të pastruar ambientet përreth pallateve të tyre.

“Më vjen shumë keq sot për këtë mospërkrahje dhe indiferentizëm. Nuk e di. S’di ç’të them ne jemi vullnetar, e kemi marrë këtë iniciativë, këtë nisëm vetëm sepse jemi punonjës social dhe na duhet që të ndihmojmë të tjerët”.

Edi Rama: Problemi është se këto blloqe banimi janë simbole të një epoke trnazicioni të viteve ‘90 ku ligjin e bënin më të fortët dhe po të shikoni gardhet dhe të gjitha shtesat përgjithësisht në katet e para janë rezultat i dhunës së ushtruar mbi komunitetin, i cili pas kësaj traume është mjaft indiferentë.

Kryebashkiaku Rama ka kërkuar edhe ndihmën e policisë ndërtimore në këtë aksion, një fadromë e ndërtimores ka shkatërruar disa gardhe përreth pallateve ndërkohë që Rama ka pohuar se data 30 prill do të jetë afati i fundit për banorët që kanë rrethuar katet e para, për ti hequr ato,në të kundërt pas kësaj date ata do të gjobiten./tvklan.al