62 rrugë dytësore dhe brenda blloqeve të banimit do të rehabilitohen brenda 5 muajve nga bashkia e kryeqytetit. Këto ndërhyrje realizohen pas 22 seancave publike, ku kryebashkiaku Edi Rama do të dëgjojë shqetësimet e banorëve të 11 njësive bashkiake të Tiranës. Sistemim asfaltimi nisi me rrugën “Sadik Petrela”.

Edi Rama: “Është besoj rasti për të thënë që kryeministri i cili sot siç më telefonuan disa banorë, ka shkuar të inaugurojë disa metra kanalesh të ujërave të zeza. Fare mirë mund të vijë dhe të marrë pjesë edhe në këto përurime të cilat janë punë bashkiake dhe komunale, por në mungesë të punëve qeveritare  në këtë hall të madh që ka mund të marri pjesë.”

Mendohet se rehabilitimi i këtyre rrugëve do të ndikojë drejtpërdrejt në përmisimin e cilësisë së jetës së banorëve të kryeqytetit./tvklan.al

Gazetare: Daniela Kostandini