Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Edi Rama ka marrë pjesë në orët e paradites në një takim me veteranë të luftës dhe të punës të ardhur nga të gjitha njësitë bashkiake të Tiranës. Takimi është zhvilluar në Odeonin e QNK.

Edi Rama:- “Kjo është sfida jonë. Ne nuk po kërkojmë votat për të vazhduar sherrin, ne nuk po kërkojmë votat për të treguar se jemi më të fortët, ne po kërkojmë votat për të qenë të bashkuar të gjithë, sepse nuk mund të ketë të majtë dhe të djathtë në një rrugë të pa shtruar, nuk mund të ketë të majtë e të djathtë në një park, ku s’ka park, është njësojë sikur një i majtë e një i djathtë të zihen për t’u ulur aty ku s’ka stol. Nuk mund të ketë të majtë e të djathtë në një rrugë të errët të pandriçuar, se nuk sheh njeri as të majtin, as të djathtin. Nuk mund të ketë të majtë e të djathtë në lagjet e periferisë që kanë nevojë për gjithçka”./tvklan.al