Një prej firmave më të njohura në rajonin e Venetos në Itali ka hapur filialin e saj edhe në Shqipëri duke sjellë për tregun shqiptar mallra me cilësi dhe shumë bashkëkohore. Kryeministri i vendit Sali Berisha, ka shfrytëzuar ceremoninë, duke e cilësuar këtë rast si një ogur i mirë i marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve.

Sali Berisha: “Prezenca e investitorëve të Venetos është një prezencë e kualitetit tepër të lartë, jam shumë i nderuar që asistojnë këtu pasi gjatë viteve të fundit interesi i investitorëve italian për të investuar në Shqipëri është i lartë dhe po rritet çdo muaj, por nga ana tjetër vendi ynë Shqipëria po shndërrohet në një vend tërheqës për këta investitorë. 2008 është viti që e gjen Shqipërinë me regjimet më të ulëta fiskale në Europë, taksa unike për të gjithë vetëm 10%. Iniciativa “Shqipëria 1 euro”, si dhe progresi drejt moshës digjitale i vendit ka qenë për të evidentuar çdo lloj burokracie të krijuar në vend.”

Në pavionin e brendshëm të firmës janë reklamuar disa punime më bashkëkohore, të cilat do t’i servilen me çmime konkurruese konsumatorit shqiptar./tvklan.al

Gazetar: Edian Gjoni