Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Kryeministri Meta ka paralajmëruar me burg, kryetarin demokrat Berisha dhe përkrahësit e tij nëse vazhdojnë të dhunojnë institucionet.

Kryeministri Ilir Meta:- “Ata që kanë hedhur gurë ndaj kryeministrisë, janë arrestuar dhe do të arrestohen të gjithë, qoftë edhe Sali Berisha, po qëlloi me gurë institucionet”.

Deklarata e kryeministrit Meta, pason goditjen me gurë të selisë së qeverisë, gjatë mitingut të djeshëm të Partisë Demokratike.

Kryeministri Ilir Meta:- “Mitingjet e dëshpëruara të opozitës së papërgjegjshme të Sali Berishës, nuk do të ndikojnë aspak në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe forcimit të institucioneve dhe ata që hedhin gurë ndaj institucioneve, do t’u bien gurët në kokë”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame