Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Kryeministri Meta ka ftuar biznesmenët kosovar, të ushtrojnë aktivitetin e tyre edhe në Shqipëri. Meta e ka bërë këtë ftesë gjatë takimit që zhvilloi në zyrën e tij me një grup investitorësh nga Kosova. Shpreh kënaqësinë tha Meta, që të takohem me kaq shumë përfaqësues të biznesit, takim ky që i shërben forcimit të marrëdhënieve shpirtërore dhe historike.

Sipas Metës, marrëveshjet që janë nënshkruar mes Tiranës dhe Prishtinës, do të përmirësojnë marrëdhëniet ekonomike. Ai tha, se një nga prioritetet kryesore është infrastruktura. Janë 12 milion dollarë nënvizoi Meta, të cilat do të shërbejnë për riaftësimin e rrugës Miliot-Morinë, aks ky i rëndësishëm në lidhjet mes Shqipërisë dhe Kosovës./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego