Qeveria Shqiptare i ka përsëritur kërkesën e saj ndaj Gjykatës së Hagës për të detyruar regjimin serb të paguajë dëmshpërblimet e luftës të shkaktuar jo vetëm ndaj shqiptarëve të Kosovës por edhe ndaj Shtetit Shqiptar. Në takimet me Kryeprokuroren e Gjykatës së Hagës Luiza Arbor, Presidenti Mejdani, Kryeministri Majko, Ministri i Jashtëm Milo dhe Kryeprokurori Rakipi kanë kërkuar që të shkohet drejt ndëshkimit të shpejtë të Millosheviçit dhe bashkëpunëtorëve të tij për krime kundër njerëzimit.

Arbur ka theksuar se Prokurorët dhe Hetuesit e Gjykatës së Hagës krahas dëshmive të mbledhura nga refugjatët nëpër kampingje do të vazhdojnë me zbulimin e varreve masive që dokumentojnë krimet e Millosheviçit. Në intervistën e saj ajo vlerëson qëndrimin e përmbajtur të Qeverisë Shqiptare ndaj konfliktit në Kosovë./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame