Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka çelur në Shkodër serinë e konferencave rajonale për bujqësinë, në të cilën do të shpaloset programi i selisë rozë për këtë sektor. Fillimit të kësaj konference i kanë paraprirë rreth 300 tryeza me fermerë dhe specialistë në të gjithë vendin.

Edi Rama: “Janë njoftuar dhe kanë folur 10 mijë bujq dhe fermerë, që kanë ngritur zërin për problemet e zhvillimit në fshatrat e tyre.”

Sipas Ramës roli i shtetit në lehtësimin e barrës që ka prodhimi bujqësor duhet të jetë shumë më i madh duke filluar nga karburantet deri tek farat dhe pesticidet.

Edi Rama: “Ne kemi detyrën që ti rikthejmë dinjitetin fshatit, kemi detyrën t’i rikthejmë dinjitetin bujqve dhe fermerëve. Këtyre njerëzve të mëdhenj të punës që sot janë viktimat më shembullore të keq qeverisjes të 17 vjetëve dhe të raportit poshtërues që politika e vjetër ka vendosur në fshat.”

Sipas kreut të opozitës një pengesë e madhe për zhvillimin e bujqësisë në vend janë edhe kilometrat e rrugëve rurale të paasfaltuara pavarësisht premtimeve të qeverisë./tvklan.al

Gazetar: Simon Shkreli