Me ujërat e saj ngjyrë bruz, plazhet me rërë të artë dhe shkëmbinjtë e saj të gjelbër, riviera shqiptare është plot me atraksione, të cilat nuk duhen lënë pa u vizituar.

Kështu shkruan revista franceze “En Vols” e konsideron Ksamilin, perlën e bregdetit Jon. Ky xhevahir i rivierës shqiptare është një vend i paharrueshëm. Ka restorante, madje edhe varka të vogla për të eksploruar brigjet. Një cep i vërtetë i vogël i parajsës në zemër të Ballkanit.

Në jug të Shqipërisë, Ksamili është një destinacion shumë i preferuar për shqiptarët dhe turistët! I vendosur përballë Korfuzit, vetëm 2 km nga kufiri grek, ky fshat i vogël është një vend i mahnitshëm për t’u vizituar absolutisht. Një plazh me ujëra të kristalta, rërë të imët, masivë shkëmborë të përshkuar nga bimësia e harlisur e teksa nga larg shihen edhe ishuj të vegjël të shpërndarë në detin Jon, Ksamili i ofron të gjitha.

Ishujt e Ksamilit janë të pabanuar, të cilët janë shumë afër. Në varësi të ishujve, mund të arrini atje me varkë me pedale ose kajak. Për t’u vizituar janë edhe Plazhi i Manastirit i rrethuar nga kodra të gjelbëruara, Plazhi i Pasqyrës uji i të cilit është aq transparent sa i ngjan një pasqyre, Plazhi i Pemës së Thatë rreth 6 km nga Ksamili.

Revista franceze “En Vols” sugjeron mes të tjerash edhe qytetin e Sarandës. E vendosur rreth njëzet kilometra nga Ksamili, Saranda është gjithashtu një destinacion i njohur bregdetar për pushime familjare dhe jo vetëm. Mes të tjerash Parku Kombëtar i Butrintit, revista franceze e rendit si një ndër destinacionet më të preferuara nga turistët.

Ky park 9400 hektarësh ndodhet afërsisht 20 kilometra nga Saranda. Është një vend arkeologjik, i listuar si një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, një qytet antik të populluar nga grekët dhe më pas nga romakët. Ju mund të shihni mbetjet e një teatri romak, një tempull, një akropol, etj.

“En Vols” ofron të vizitohet edhe Syri i Kaltër. Ky vend ofron një spektakël natyror magjepsës: një burim uji blu që buron nga një shpellë dhe që të sjell imazhin e syrit të njeriut. 

Klan News