Në rrugën interurbane Tiranë-Durrës, konkretisht Maminas-Durrës, ARRSH pas orës 20:00 deri në orët e para të mëngjesit, po kryen punime riasfaltimi për mirëmbajtjen e rrugës. Për shkak të punimeve, në këtë aks rrugor ka fluks të shtuar.

Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve që të përdorin rrugë alternative, duke përdorur aksin rrugor dytësor Maminas-Koxhas-Sukth dhe rrugën e vjetër Ndroq-Rrethrotullimi i Plepave./tvklan.al