Një thesar i fshehur ndodhet pranë Greqisë që ju fton të zbuloni brigjet e saj të mrekullueshme që lagen nga deti Adriatik dhe deti Jon. Për revistën franceze “Voyageur” Shqipëria ka disa prej plazheve më të bukura në rajon.

Ksamili, me rërën e tij të imët dhe ujërat transparente, është i përsosur për not dhe zhytje. Dhërmiu ofron pamje spektakolare me malet e tij që rrethojnë detin, ndërsa Jala është vendi ideal për ata që kërkojnë një arratisje në natyrë. Përveç plazheve, Shqipëria ka një trashëgimi historike dhe kulturore të pasur.

Nga shëtitjet nëpër peizazhe të pacenuara deri te vizitat në vendet historike, çdo ditë është një aventurë.

Për median franceze periudha më e mirë për të shijuar plotësisht plazhet është nga maji deri në shtator. Gjatë këtyre muajve, klima është e përshtatshme për aktivitete në natyrë, qoftë në plazhe apo edhe  në malet përreth. Shqipëria është jo vetëm e bukur, por njëkohësisht edhe e përballueshme.

Akomodimi dhe ushqime kanë çmime shumë më të ulëta se ato të vendeve fqinje, duke e bërë atë destinacionin perfekt për turistët me një buxhet të limituar. Përveç kësaj, vendi ynë ende i paprekur nga turizmi masiv siguron pushime të qeta, ku mund të zbuloni kulturën vendase pa turma.

Klan News