Lajme Arkiva 2003

Trupi i pajetë i një emigranti shqiptar është kthyer në fshatin e tij të lindjes. Bëhet fjalë për 19-vjeçarin nga fshati Shtërmenj i Elbasanit. Viktima u vra ne Brescia të Italisë nga një bashkëtadhetar i tij. Grindja mes dy të rinjve ishte shkaku që çoi deri në vrasjen e njërit prej tyre.

E gjitha kjo ka ndodhur pasi viktima kë gërvishur me makinën e tij motorin e agresorit. Ky i fundit ka survejuar prej ditësh viktimën derisa një ditë një lokal e ka ekzekutuar Sokolin me katër plumba.

Sokol Baku ka punuar prej 5 vitesh në Itali si elektricist, ambasada italiane dhe autoritetet e Brescia kanë bërë të mundur kthimin e trupit të pajetë në vendlindje, ndërsa vrasësi ende nuk është kapur nga policia italiane./tvklan.al