Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Ka vazhduar fluksi i qindra kosovarëve të vendosur në Kukës dret vatrave të tyre në Kosovë. Kështu vetëm dy ditë pas futjes së trupave gjermane në Kosovë nga pika doganore e Morinës, kanë hyrë 1500 kosovarë që qëndrojnë në qytetin e Kukësit. Sipas burimeve të policisë së Kukësit bëhet e ditur se kalimi i refugjatëve drejt Kosovës është bërë me miratimin e Natos.

Ndërkohë nga ana e saj qeveria shqiptare ka shprehur shqetësimin e saj për padurimin e të ardhurve nga Kosova për tu kthyer në vatrat e tyre. Ndërsa na Ministria e Informacionit njoftohemi se së shpejti do të bëhet e ditur grafiku dhe mënyra e kthimit të të ardhurve drejt Kosovës, e cila do të organizohet nën kujdesin e UNHCR-së, Natos e qeverisë shqiptare.

Sipas prefekturës së rrethit Kukës njoftohemi se vetëm gjat dy ditëve të fundit kanë ardhur në Kukës nga rrethe të tjera të vendit 1938 kosovarë/tvklan.al